
The Tower of Babel (Genesis 11: 1-9)
Shqip (Albanian)
- Por tërë toka fliste të njëjtën
gjuhë dhe përdorte të njëjtat fjalë
- Dhe ndodhi që, ndërsa po zhvendoseshin në drejtim
të jugut, ata gjetën një fushë në vendin e
Shinarit dhe u vendosën atje.
- Dhe i thanë njëri tjetrit: "O burra, të
bëjmë tulla dhe t'i pjekim me zjarr!". Dhe përdorën
tulla në vend të gurëve dhe bitum në vend të
llaçit.
- Dhe thanë: "O burra, të ndërtojmë për vete
një qytet dhe një kullë maja e së cilës
të arrijë deri në qiell, dhe t'i bëjmë
një emër vetes që të mos shpërndahemi mbi
faqen e tërë dheut".
- Por Zoti zbriti për të parë qytetin dhe kullën
që bijtë e njerëzve
ishin duke ndërtuar.
- Dhe Zoti tha: "Ja, ata janë një popull i vetëm dhe
kanë të gjithë të njëjtën gjuhë; dhe kjo
është ajo që ata filluan të bëjnë; tani
asgjë nuk ka për t'i penguar ata të përfundojnë
atë që kanë ndërmend të bëjnë.
- O burra, të zbresim pra atje poshtë dhe të ngatërrojmë
gjuhën e tyre, në mënyrë që njëri të mos
kuptojë të folurën e tjetrit".
- Kështu Zoti i shpërndau mbi faqen e tërë dheut
dhe ata pushuan së ndërtuari qytetin.
- Prandaj këtij vendi iu dha emri i Babelit, sepse Zoti aty
ngatërroi gjuhën e tërë dheut dhe i shpërndau mbi
tërë faqen e dheut.
Information about Albanian |
Albanian phrases |
Tower of Babel in Albanian |
Albanian learning materials
Learn Albanian With EuroTalk Software
Other Tower of Babel translations
By language |
By language family
Learn Chinese Characters with the Omniglot Chinese app